Bota

Gates dhuron 50 milionë dollarë për Ebolan

gates-dhuron-50-milion-euml-dollar-euml-p-euml-r-ebolan_hdBill Gates, një nga njerëzit më të pasur në botë, ka ndarë 50 milionë dollarë për financimin e procesit të luftimit të epidemisë Ebola.

Fondacioni i tij ka bërë të ditur se dhjetë milionë do të shkojnë për shërbimet emergjente në Afrikën Perëndimore, e cila është prekur më së shumti nga ky infeksion viral, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, u njoftua se paratë do t’i jepen Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes Ebola, si dhe organizatave ndërkombëtare të përfshira në luftën kundër kësaj sëmundje.

Në këtë formë, Fondacioni Gates i është përgjigjur thirrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, i cili bëri të ditur se për luftimin e Ebolas janë të nevojshme 600 milionë dollarë.

Kujtojmë se deri më tani në Afrikë, nga Ebola kanë vdekur më shumë se dy mijë njerëz.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button