Kronika

Elbasan, pako e dyshuar me eksploziv në një lokal

Një pako e dyshuar me lëndë eksplozive është konstatuar në shkallët e një lokali në Elbasan.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se pakoja është gjetur mëngjesin e sotëm në një lokal në lagjen “Emin Matraxhiu”. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e personave dhe mjeteve, duke vendosur dhe perimetrin e sigurisë.
Ndërkaq janë njoftuar ekspertët antieksploziv nga Tirana për veprime të mëtejshme.
Vetëm dy javë më parë një sasi eksplozivi u gjet poshtë një mjeti pranë teatrit “Skampa” në Elbasan. Forcat xheniere bën të mundur shpërthimin e kontrolluat të 100 gram tritoli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button