Home / Parlamentare / Vettingu dhe ministrat e rinj, Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme

Vettingu dhe ministrat e rinj, Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme

Pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, Kuvendi njoftoi mbajtjen e një sesioni të jashtëzakonshëm të Parlamentit për ditën e sotme, në orën 18.00.

Rendi i ditës i kësaj seance do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të marrëveshjes politike të datës 18 maj 2017, mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pika e parë është votimi i dekreteve të Presidentit Bujar Nishani për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave.

Pika e dytë është shqyrtimi dhe miratimi i paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore.

Pika e tretë është miratimi i anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet “ad hoc” të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve.

Si pikë e katërt është zgjedhja e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që do të jetë propozim i opozitës, si edhe i një anëtari të KQZ-së.

Gjatë ditës së sotme, pritet që Partia Demokratike t’i dërgojë kryeministrit Edi Rama edhe emrin e zv/kryeministrit dhe 6 ministrave teknikë që do të ketë qeveria që do të çojë vendin në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: