Home / Kronika / Ankesat për listat, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen

Ankesat për listat, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen

Kolegji Zgjedhor vendosi pushimin e padisë së Partisë Aleanca Popullore, e cila kërkonte shpalljen e pavlefshmërisë së listave të deputetëve depozituar në KQZ.
Ka qenë vetë kryetari i kësaj partie, Artur Dojaka, i cili, duke iu referuar dekretit të ri të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve më 25 qershor, kërkoi tërheqjen e padisë dhe pushimin e kësaj çështjeje.
Kërkesë kjo e cila u mbështet dhe nga palët e interesuara në këtë proces gjyqësor. Në përfundim të seancës, kryetari i AP, Artur Dojaka theksoi se tashmë janë në pritje të vendimit të KQZ-së, pasi, sipas tij, në marrëveshjen politike PD-PS është parashikuar vetëm regjistrimi i partive opozitare, ndërsa partia e tij nuk është e tillë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: