Home / Kronika / Pranga 3 ish-policëve të Morinit, akuzohen për falsifikim vulash

Pranga 3 ish-policëve të Morinit, akuzohen për falsifikim vulash

shkab-320x177Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka arrestuar tre ish-punonjës të policisë kufitare me akuzën për “Falsifikim Kompjuterik”.

Sipas Ministrisë së Brendshme, janë vënë në pranga, Fatos Ahmati, komisar, ish-shef i stacionit të Policisë Kufitare në Shishtavec; Petrit Dauti, Përgjegjës Turni në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë dhe Behat Dida, me detyrë ish-ndihmës specialist dhe kontrollor, në stacionin e policisë kufitare në Morinë.

Këto arrestime janë bërë në bazë të urdhrit të Prokurorisë për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për masat e sigurimit personal “Arrest në burg, ndaj ish-punonjësve të Policisë, Fatos Ahmati, Petrit Dauti, Behar Dida”, – njofton Ministria e Brendshme.

Sipas organit të akuzës, “manovrimet”, shtetasit e mësipërm i kryenin me qëllim që drejtues të ndryshëm automjetesh të shmangeshin nga masa administrative që aplikohet nga autoriteti doganor, për rastin kur automjeti që do të bëjë doganën, ka kaluar 6 muaj qëndrim në Shqipëri.

Deri më tani është provuar se, për çdo regjistrim mjeti në mënyrë të paligjshme, këta shtetas merrnin nga 10.000 lekë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: