Home / Bota / Koreja e Veriut miraton prodhimin e raketës së re KN-15

Koreja e Veriut miraton prodhimin e raketës së re KN-15

Lideri koreano-verior Kim Jong-un, ka aprovuar prodhimin e një rakete te re me rreze të mesme veprimi të quajtur “Pukguksong-2” (KN-15).

Miratimi vjen një ditë pas konfirmimit të testit raketor të cilësuar si një “sukses i madh”. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Kcna, Kim ka shprehur “të gjithë kënaqësinë për këtë armë strategjike”.

Qëllimi i hedhjes së raketës ishte “verifikimi i të gjitha të dhënave teknike dhe testi në detaje i përshtatshmërisë në kushte të ndryshme të luftës, para se t’i kalojë njësive ushtarake për aksion”.

Ndërkohë. Zv.ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, fton SHBA-të dhe aleatët e tij në verilindje të Azisë, të tregojnë një përmbajtje maksimale ndaj lëshimit të raketave nga ana e Koresë së Veriut.

“Lëshimi i raketave nuk është e vlefshme për një zgjidhje politike të problemit dhe të denuklearizimit të gadishullit korean, – ka thënë Ryabkov. – Duhen shmangur stërvitjet ushtarake ose dislokimet e armatimeve të reja, që zgjerojnë spiralen e tensionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.