Rajoni

Turqia nuk do të marrë pjesë në operacionet kundër ISIS

turqia-nuk-do-t-euml-marr-euml-pjes-euml-n-euml-operacionet-kund-euml-r-isis_hdTurqia nuk do të marrë pjesë në operacionet e armatosura të koalicionit ndërkombëtar kundër xhihadistëve në Irak dhe Siri, ka konfirmuar një burim i paidentifikuar nga qeveria turke.

“Turqia nuk do të marrë pjesë në çfarëdo lloj operacioni të armatosur, por do të fokusohet në operacionet humanitare”, i tha burimi agjencisë “France Presse”, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se Turqia do të lejojë që koalicioni të shfrytëzojë bazat ushtarake në jug të vendit për operacionet logjistike, por jo edhe të marrë pjesë në këto aksione.

Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry, sot në Arabinë Saudite, një ditë pas vizitës në Bagdad, do të bëj përpjekje që së bashku me 10 vende arabe dhe Turqinë, të krijojë një koalicion kundër militantëve të Shtetit Islam.

Aleatët perëndimorë e kanë kritikuar Turqinë për shkak se grupet radikale, duke përfshirë edhe atë të Shtetit Islam, po sigurojnë armatimin dhe pajisje ushtarake në qytetet turke në kufi me Sirinë, por Ankaraja ka hedhur poshtë këto pretendime.

Shefi i diplomacisë amerikane pritet që nesër në Ankara të diskutojë me zyrtarët turq për bashkëpunim rajonal kundër ekstremistëve, ka konfirmuar ky burim për “France Presse”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button