Politika

Luan Rama: LSI forcë e parë, sot s’ka më mazhorancë dhe opozitë

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes për Integrim, Luan Rama, ka përshëndetur marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës që i dha fund ngërçit politik në vend.

Rama ka thënë se falë ndërhyrjes dhe këmbënguljes së LSI- dhe ndërkombëtarëve, u bë e mundur që të arrihet ky pakt mes mazhorancës dhe opozitës.

“LSI ka qenë e para që ka ushtruar presion ndaj maxhorancës për një marrëveshje me opozitën. Zoti Meta, në cilësinë e keut të Kuvendit, deklaroi se mbështet qeverinë e besimit dhe praktikisht është ajo që kemi, – u shpreh Luan Rama. – Për sa kohë që kjo kënaq opozitën është një qeveri besimi. Ne mbetemi korrekt me angazhimin tonë dhe besojmë se marrëveshja do të jetë funksionale”.

Në lidhje me objektivin e LSI-së për zgjedhjet e 25 qershorit, Luan Rama përsëriti qëndrimin e LSI-së se synimi është që të dalë forcë e parë.

“Së pari na vjen mirë që zgjedhjet nuk do të kthehen në aventurë, duke u bërë pa opozitën. Nga ana tjetër është një sfidë e hapur për ne, sepse sot nuk ka më mazhorancë dhe opozitë, sot jemi të gjithë të barabartë. LSI do ta shfrytëzojë këtë gjë për të dalë si forcë e parë, të tjerët do të vijnë pas nesh”, – theksoi Luan Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button