Ekonomia

30 milionë euro për strategjinë kombëtare të punësimit dhe aftësisë

Rreth 30 milionë euro është shifra që shkon në mbështetje të Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014 -2020.

Genta Prodani, Drejtore e Punësimit në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në një prononcim për ATSH-në bëri me dije se strategjia kombëtare për punësim dhe aftësi 2014-2020, nuk ka për qëllim vetëm punësimin e të rinjve, por edhe të disa kategorive, që kanë veçanërisht nevojë për ndihmë.

“Një nga prioritetet tona është mbështetja e grave, futja e tyre në tregun e punës. Për gratë që janë me fëmijë në ngarkim, mbështetja është, 120 % e pagës minimale. Mbështetja buxhetore shkon për strategjinë e punësimit dhe jo vetëm për 7 programet e nxitjes së punësimit. Këto të fundit janë pjesë sepse përbëjnë një nga indikatorët, por janë dhe 9 të tjera ku përfshihet punësimi i të rinjve, grave mbështetje për arsimin profesional  apo zyrat e punësimit”, vuri në dukje ajo.

Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, plani kombëtar i punësimit ka rezultuar i suksesshëm në 2 vitet e para të zbatimit të tij dhe kjo dëshmohet edhe me shifra. “Kemi qenë shumë të fokusuar në punësimin e të rinjve, i cili aktualisht është rritur me 4.9%, në krahasim me dy vite më parë. Nga programet e nxitjes së punësimit ne kemi 5000-5500 persona çdo vit, që punësohen. Rreth 60% e tyre janë të rinj dhe 70% e tyre janë femra, pra kemi ulje me 2%, të hendekut gjinor në punësim” shtoi më tej ajo.

Sipas drejtoreshës, mbështetja buxhetore nuk është vetëm për programet e nxitjes së punësimit por në mbështetje të Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2914 -2020. Strategjia kombëtare e punësimit mbështetet financiarisht nga buxheti i shtetit, nga donatorë, por edhe nga Bashkimi Evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button