Bota

Vrasja apo burgosja 20 informatorëve të CIA-s, autoritetet kineze heshtin

Ministria e jashtme e Kinës refuzoi të komentojë mbi një lajm të publikuar në gazetën New York Times ku thuhet se Kina kishte vrarë ose burgosur rreth 20 informatorë të CIA-s. Të shtunën, New York Times njoftoi se kinezët kanë vrarë të paktën 20 persona që i ofronin informacion Agjencisë Qendrore të Zbulimit gjatë periudhës mes viteve 2010 dhe 2012.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying nuk pranoi të komentonte, duke i thënë një gazete të përditshme se nuk ishte në dijeni të lajmit. Ajo shtoi se departamenti kinez i shtetit heton dhe trajton interesat e sigurisë kombëtare në përputhje me ligjin kinez.

Ndërsa faqja në internet e New York Times është bllokuar në Kinë, ngjarja dhe përmbajtja e saj është diskutuar gjerësisht prej mediave kineze. Një gazetë me një ndikim të fortë qeveritar ka përshëndetur atë që e cilësoi një fitore historike të përpjekjes anti-spiunazh të Kinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button