Politika

Meta: Rama diti ta fitojë besimin e Bashës, kjo është për tu përshëndetur

Kreu i Kuvendit Ilir Meta u shpreh i kënaqur për arritjen e marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Votimi i ministrave teknikë gjatë seancës së mbrëmshme, sipas Metës ka krijuar një atmosferë demokratike në vend. Gjithashtu Presidenti i zgjedhur, Meta ka shprehur optimizmin e tij për zhbllokimin e reformës së drejtësisë. “Më në fund jo vetëm vendi mund të shkojë tërësisht i qetë dhe është krijuar një atmosferë demokratike e zgjedhjeve, por është zhbllokuar zbatimi i reformës në drejtësi. Ky është një moment mjaft pozitiv dhe do i shërbejë së tepërmi një atmosfere edhe më shpresëplotë për stabilitetin e vendit apo çeljen e negociatave në një të ardhme sa më të shpejtë.

Nuk mendoj se vajtja e zotit Rama në krahët e Bashës, është kaq e sforcuar. Është diçka mjaft pozitive. LSI ka luftuar që ata të dy të gjenin një zgjidhje përmes dialogut. Në momentin e krizës LSI e kishte bërë të qartë se zgjedhjet pa opozitën ishin një farsë. Të gjithë duhet t jenë të kënaqur për këtë situatë ë re”, tha Meta. Në lidhje me koalicionet, ai u shpreh se LSI s’ka arsye që të jetë e shqetësuar dhe se kjo forcë politika ka punuar për stabilitetin e vendit.

Nëse ka një forcë që jo vetëm që s’ka arsye të jetë e shqetësuar është LSI. Ne kemi punuar për stabilitetin dhe e kemi qenë të qartë se duhet qeveri besimi për zgjedhjet. Kështu ka ndodhur. Nuk u bë qeveri teknike pa Edi Ramën, nuk u vazhdua me një qeveri mazhorance, por u bë një qeveri besimi. Zoti Rama diti ta fitojë besimin e zotit Bashe dhe kjo është për tu përshëndetur. LSI kur ka deklaruar qeveri besimi, vendoste në dispozicioni të gjithë mandateve e saja, ndonëse sakrifikuam vetëm ministrinë e Drejtësisë. Kemi arritur një rezultat mjaft pozitiv. Kemi zgjedhje me opozitën dh ky ka qenë interesi i shqiptarëve, që institucionet e së ardhshmes të jenë legjitime”, e përfundoi deklaratën për mediat zoti Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button