Ekonomia

Tecnimont, kompania që la me defekt TEC-in e Vlorës në gjyq me Tatimet për detyrimet 2 mln euro

Kompania italiane Tecnimont, që ndërtoi termocentralin e Vlorës, i cili më vonë rezultoi me një defekt të rëndë në sistemin e ftohjes duke bërë që objekti të mos futet në punë sot e kësaj dite, është përfshirë në një sagë gjyqësore me Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj për detyrime, gjoba dhe kamatëvonesa që kapin shumën e rreth 320 milionë lekëve (2.2 mln euro) ne Gjykatën Administrative të Apelit.

Kompania shtetërore e prodhimit të energjisë KESH është në një proces arbitrimi ndërkombëtar me kompaninë Tecnimont për defektin në TEC e Vlorës, duke e çuar dëm investimin prej 130 milionë dollarësh të qeverisë shqiptare.

Siç shihet nga njoftimet e Gjykatës Administrative të Apelit, Shoqëria Tecnimont Spa Dega në Shqipëri ka paditur Drejtorinë Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe Drejtorinë e Apelimit Tatimor, duke kërkuar shfuqizimin e akteve administrative “Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore nr. 1009/5 prot. datë 25.04.2014”, që  e ngarkojnë Degën në Shqipëri të Tecnimont Spa, me detyrime tatimore, kamatëvonesa dhe gjoba si me poshtë:

-Detyrimet shtesë për TVSH për vitin 2011, në shumën 130 373 112 lekë.

-Gjoba në lidhje me TVSH për vitin 2011, në shumën 130 373 112 lekë.

– Detyrimet shtesë për tatimfitim për vitin 2011, në shumën 2 282 601 lekë.

– Zvogëlim i humbjes fiskale për vitin 2011 në shumën 879 100 444 lekë.

– Detyrime shtesë për TVSH për vitin 2012 në shumën 8 055 634 lekë.

– Gjoba në lidhje me TVSH për vitin 2012 në shumën 8 055 634 lekë.

– Detyrime shtesë për tatimfitimin për vitin 2012 në shumën 3 905 398 lekë.

– Gjoba në lidhje me fitim tatimin për vitin 2012 në shumën 976 350 lekë.

-Zvogëlimi i humbjes fiskale për vitin 2012 në shumën 1 224 188 lekë.

-Si dhe gjobat shtesë të nxjerra në vijim të njoftimi vlerësimit nëpërmjet urdhër pagesave me nr. vlerësimi 18309400123, 18202600694, 18301800214, dt. 06.06.2014

-Gjoba në lidhje me TVSH sipas urdhërpagesave në shumën 32 593 278 lekë.

– Gjoba në lidhje me TVSH sipas urdhër pagesave në shumën 2 013 909 lekë.

– Gjoba në lidhje me tatimfitimin sipas urdhër pagesave në shumën 87 124 lekë.

 

KESH gjendet aktualisht në procedura ligjore kundër kompanisë ndërtuese Tecnimont duke pretenduar se defekti në Termocentralin e Vlorës është pasojë e një konceptimi inxhinierik të gabuar, gjë që e ka nxjerrë impiantin 130 milionë dollarësh efektivisht jashtë funksioni.

Sipas KESH defekti i parë ndodhi më ndodhi më 13 tetor 2009, pas një stuhie në gjirin e Vlorës.

“Defekti shkaktoi hapjen e tubit në një distancë rreth 270 metra nga bregu i detit dhe mbushjen e tij me rërë. Ky defekt u riparua nga kompania kontraktore TCM dhe punimet përfunduan në korrik të vitit 2011”, thotë KESH.

Por pak muaj më vonë, një defekt tjetër ndodhi. Sipas KESH, më 7 janar 2012, sistemi i ftohjes ndaloi papritmas së funksionuari.

Një mosmarrëveshje lindi mbi shkakun e defektit. Sipas KESH, defekti duhej të riparohej nga kompania Tecnimont, e cila pati fituar tenderin dhe ndërtuar termocentralin. Por kompania refuzoi të kryejë riparimin.

Sipas KESH, ajo deklaroi se defekti është shkaktuar nga një gabim në operimin e impiantit. KESH reagoi duke bllokuar një garanci prej 5%. Kompania iu përgjigj duke iu drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit. Në fund, Gjykata e Arbitrazhit i dha TCM të drejtë dhe e shpalli KESH-in fajtor. KESH thotë se ka në plan të hapë një procedurë të dytë arbitrazhi kundër kompanisë.

Në vitin 2012 kontraktori Tecnimonti, pasi dështoi në vënien në punë të impiantit të ftohjes së TEC Vlora, u tërhoq nga punimet duke e braktisur veprën.

Ekspertë të KESH pretendojnë se kompania italiane Tecnimont përveçse shtyu afatin e përfundimit të punimeve me mbi një vit, u detyrua të ndërtojë dy herë tubin e marrjes së ujit në det dhe në fund, iku ndërsa tubi vijon të jetë i prishur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button