Home / Moda / Britney Spears, tani edhe stiliste e veshjeve të brendshme (video)

Britney Spears, tani edhe stiliste e veshjeve të brendshme (video)

britney-spears-tani-edhe-stiliste-e-veshjeve-t-euml-brendshme-video_hdGjatë karrierës së saj veshjet intime e kanë shoqëruar nëpër performanca dhe videoklipe, por tashmë Spears ka vendosur që të prezantojë koleksionin e saj “The intimate collection”.

Pasi ka pushtuar tregun e muzikës dhe parfumeve, Britney Spears prezantoi të martën pasdite linjën e re të të brendshmeve. Sfilata u organizua në degën kryesore të Librarisë Publike të New York-ut.

Në sfond luhej muzikë klasike dhe të ftuarve iu shpërndanë çokollata nga marka e Britney-t. Koleksioni përbëhej nga të brendshme prej dantelle dhe këmisha nate seksi.

Ndërsa koleksioni pritej me skepticizëm nga kritikët e modës, 32 vjeçarja Britney ia doli mjaft mirë të shfaqte edhe këtë anë të saj.

Në fund, ajo u ngjit në skenë. Kishte veshur një ‘jumpsuit’ të kuq (pak a shumë një version i rritur i vajzës që dikur këndoi “Oops I did it again”) dhe falënderoi të pranishmit përmes duartrokitjesh aprovuese.

Leave a Reply

%d bloggers like this: