Home / Kronika / Drogë në furgonin e nxënësve

Drogë në furgonin e nxënësve

furgoni-shkolles-hashashPolicia e Durrësit ka zbuluar një rast të përdorimit të furgonave që transportojnë nxënësit në shkolla që transportonte edhe lëndë narkotike. Tre shtetas janë arrestuar në finalizim të operacionit “Speed” dhe u kap në flagrancë 20 kilogramë kanabis sativa.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 2 automjete të përfshirë në transportimin e lëndës narkotike nga të cilat një mjet i transportit të nxënësve të shkollës. U arrestuan shtetasit Dritan Barashima, 33 vjeç, banues në Tapizë (Krujë). Imer Brama, 54 vjeç, banues në Boranë (Krujë), Bajram Çangu, 53 vjeç, banues në Nikël.

Nga hetimi 1-mujor i finalizuar rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë siguruar sasinë e lëndës narkotike të cilën më pas do ta tregëtonin në tregun e brendshëm Krujë-Durrës.

Pranë mbikalimit të Fushë-Krujës, dy automjeteve,  fuoristradë Rexton me targa AA710 JB, drejtuar nga Bajram Çangu dhe furgon për transportin e nxënësve me targa TR 8849 D drejtuar nga Dritan Barashima iu është bërë shenjë nga punonjësit e Policisë për ndalim.

Drejtuesi i mjetit fuoristradë nuk i është bindur urdhërit të Policisë dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Ishmit ku edhe është kapur gjatë ndjekjes, ndërkohë që mjeti tjetër është ndaluar në vend. Në mjetin furgon i cili shoqërohej nga fuoristrada është sekuestruar edhe sasia e lëndës narkotike, e cila dyshohet të jetë siguruar nga kultivimi në zonën e Niklës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: