Home / Politika / Aleatët: Çdo votë PS-së, për 71 mandatet. Gjinushi dhe Milo nuk tërhiqen nga gara e zgjedhjeve

Aleatët: Çdo votë PS-së, për 71 mandatet. Gjinushi dhe Milo nuk tërhiqen nga gara e zgjedhjeve

Mëngjesi i së mërkurës ka nisur me një takim në selinë e Partisë Socialiste mes kryetarit Edi Rama dhe 23 kryetarëve të partive aleate.
Në përfundim, ata dolën me një qëndrim të përbashkët.
“Ne kemi vendosur që të mbështesim kudo Partinë Socialiste që ajo të sigurojë 71 mandate ose më shumë në zgjedhjet e 25 qershorit. Çdo votë e hedhur për subjektet e tjera të spektrit të majtë politik dëmton fitoren e së majtës socialiste në zgjedhje”, tha Petro Koçi.
Madje, pati dhe një thirrje për ato parti të majta, të cilat janë regjistruar në KQZ.
“U bëjmë thirrje që të tërhiqen, me qëllim që votat të mos hidhen kot, por të bashkohen në këtë alternativë, me qëllim që të kemi vazhdimisinë e kësaj qeverisjeje që po bën reforma”, deklaroi Idajet Beqiri.

Në pronocimin e tij lidhur me këtë kërkesë Paskal Milo ka deklaruar se “PS nuk na ka ftuar në tavolinën e bisedimeve të sotme me aleatët”. Kurse Skender Gjinushi u shpreh “se ne nuk terhiqemi nga gara dhe PS nuk i merr dot 71 mandate pa PSD”. “Ne, tha Gjinushi, do të fitojmë 2 deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.