Home / Politika / Rama kërcënon PD: Po nuk votuat Vettingun, prishet marrëveshja

Rama kërcënon PD: Po nuk votuat Vettingun, prishet marrëveshja

Kryeministri Edi Rama kërcënoi Partinë Demokratike për prishjen e marrëveshjes, nëse kjo e fundit nuk zhbllokon brenda muajit vettingun. Këtë deklaratë, ai e bëri gjatë një takimi me anëtarët e Partisë Socialiste në zonën e Kasharit, duke shtuar se vettingu është arsyeja kryesore pse u bë marrëveshje.

“Sali, nëse PD nuk do të zhbllokojë me votat e deputetëve të saj që bashkë me deputetet tanë duhet të përzgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të vettingut, pra nëse PD nuk do ta zhbllokojë brenda majit vettingun, marrëveshja është e prishur”, iu drejtua Rama ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai shtoi se Vettingu është arsyeja themelore pse u panë interesat e shqiptarëve të zakonshëm socialistë dhe demokratë si interesa që bëjnë interesin kombëtar kur Shqipëria duhet dhe do të ngrihet mbi flamujt e partive për ta çuar flamurin kuqezi në oborrin e shtëpisë së Bashkimit Europian.

Rama deklaroi se brenda majit deputetët e shumicës dhe opozitës duhet të zgjedhin në listën e ekspertëve që është verifikuar nga Opinioni Ndërkombëtar i Monitorimit anëtarët e dy komisioneve të Vettingut. Ai tha se pastrimi i pallatit të drejtësisë duhet të fillojë menjëherë.

One comment

  1. Mareveshje me hajduterine kurre nuk eshte ne te miren e popullit shqipetar.$ vjet me pare te ishte pastruar hajduteria shqipetare.Kryehajduti ilir meta president i hajduterise shqipetare por jo i popullit shqipetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.