Sporti

Rikthehet dhuna në Superiore, Tirana barazon në Shkodër, plagoset presidenti Halili

Tirana merr një barazim në sekondat e fundit ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, te zhvilluar diten e enjte ne Shkoder ndërsa ndeshja u shoqërua dhe me incidente, ku mbeti i lënduar Presidenti i Tiranës, Refik Halili.

shkoder5Loja nisi ngadalë me dy skuadrat, që studiuan njëra-tjetrën. Më tej ishte Tirana që bëri lojën, ndërsa shkodranët gjetën golin përmes Shtubinës në minutën e 18’. Pjesa e parë përfundoi në barazim, ndërsa 24-herë kampionët e Shqipërisë humbën raste të shumta. Pjesa e dytë ishte dhe fillimi i përplasjes së tifozervie. Shkak u bë gjyqtari i takimit, i cili nuk akordoi një 11-të metërsh të pastër për Tiranën, duke nisur kështu himni i ofendimeve mes tifozerive, çka degjeneroi edhe në dhunë, ku Presidenti i Tiranës, në tentativë për të qetësuar Tifozët e “miq” o godit nga tifozët e Vllaznisë duke pësuar një çarje, në kokë. Gjyqtari ndalojë lojën, ndërsa mjekët bardhë e blu i dhanë ndihmën e parë presidentit Halili. Veç tij të plagosur mbetën dhe katër tifozë bardhë e blu, të cilët u shoqëruan në spitalin e qytetit verior.

shkoder 1Në diskutme e sipër ishte vetë Presidenti Halili që pas kurimit të shpejti i dha ok-in fillimit të lojës e cila vijoi të shoqërohej nën muzikën e ofendimeve të tifozëve. Tirana vijoi sërisht të ishte në gjysmë fushën e shkodrane, duke shënuar dhe një gol, i cili do të anullohej për pozicion jashtë loje, edhe pse nga përsëritjet e shumta televizive goli dukej i rregullt. Kur loja po i drejtohej fundit, Tirana gjenë forcën dhe u heq buzqëshjen kuq e bluve të shkodrës, të cilët gjunjëzohen përpara euforisë së kapitenit Ervin Bulku. Pas kësaj gjyqtari vendos të mbyllë ndeshjen dhe njëkohësisht nga krahu tjetër çelet një sfidë tjetër, ajo e përleshjeve mes tifozerive, e cila u shtri jo vetëm brenda katërkëndëshit të gjelbërt, por edhe jashtë stadiumit “Loro Boriçi:”. Policia e Shkodrës bënë të ditur se janë realizuar disa shoqërime, ndërsa ende nuk bëhen me dije emrat e të ndaluarve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit reagon pas përleshjeve mes tifozerisë së Tiranës dhe asaj të Vllaznisë-

shkoder 2Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka reaguar menjëhrë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në “stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku tifozeria e Vllaznisë dhe ajo e Tiranës u konfliktuan mes tyre, ndërsa mbeti i plagosur dhe Presidenti i Tiranës, Refik Halili, si dhe disa punonjës të policisë.

“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana në stadiumin “Loro Boriçi” është një turp për të gjithë ne.”, thekson Nikolla në reagimin e saj në Facebook. Sipas saj, “dhuna nuk ka asgjë të përbashkët me sportin. Dhuna nuk ka asgjë të përbashkët me dashurinë për sportin dhe për futbollin”. Ajo në postimin e saj kërkoi marrjen e masave për të mos ndodhur më ngjarje të tilla.  “Masa urgjente duhet të merren pa neglizhuar asnjë përgjegjësi! Ky turp nuk duhet të përsëritet më!”, përfundoi ajo.

shkoder 3Ragimi i Ministres Nikolla erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në stadiumin e Shkodrës Loro Boriçi ku Vllaznia luajtir përball Tiranës në kuadër të javë së tretë të superligës shqiptare të fubtollit. Gjatë takimit tifozeritë e të dyja skuadrave u përleshën me njëra tjetrën dhe Presidenti i bardhë e bluve në përpjekje për të qetësuar situatën u godit me një send të fortë duke pësuar çarje në kokë. Kjo ngjarje është një nga më të rëndat të ndodhura në futbollin shqiptar.

Policia Shtetit: Normalizohet situata në shkodër!

Situata në Stadiumin e Shkodrës, tashmë është normalizuar, bënë të ditur Policia e Shtetit duke njoftuar mbi masat e marra për të qetësuar situatën e krijuar gjatë dhe në përfundim të takimit Vllaznia-Tirana, e vlefshme për javën e tretë të superiores. “Në sajë të ndërhyrjes së forcave të policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës, duke e normalizuar atë, megjithëse pati të lënduar nga forcat e policisë.”, bëhet me dije në komunikatën për shtyp të Policisë së Shtetit. “Strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë të gjitha masat për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të akteve të dhunës. Po ashtu do të ndërmerren masa ligjore dhe ndaj organizatorëve të aktivitetit.”, vijon njoftimi, ndërkohë, që sqarohet se për garantimin e sigurisë së tifozëve të ekipit të Tiranës janë marrë masa për shoqërimin e tyre me forca të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë.

Reagon klubi Vllaznia:

shkoder 4KF Vllaznia kishte marrë të gjitha masat e duhura për organizimin e kësaj ndeshje. Kishte vënë në dijeni Drejtorin e Policisë së Qarkut Shkodër për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje, kishte lajmëruar spitalin Rajonal për sigurimin e ambulancës dhe të pranishëm kanë qenë tre ambulanca në ambjentet e stadiumit.  Është lajmëruar dhe ka qenë i pranishëm në ambjentet e stadiumit edhe mjeti zjarrfikës sipas rregullores së FSHF-së. Për të larguar çdo rrezikshmëri të përplasjes mes dy tifozerive, KF Vllaznia kishte lënë në pjesën pranë tribunës së tifozëve miq, 200 fëmijët e ekipeve të Akademisë Vllaznia.  Klubi i Futbollit Vllaznia denon në mënyrën më të ashpër sjelljen prej rrugaçësh të tifozëve të Tiranës, të cilët kanë goditur tifozët e Vllaznisë, policët, femijët e Akademisë etj. Ne rradhët e tifozëve tanë, është një tifoz që ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën pasi është therrur me thikë nga tifozët miq. Po ashtu, janë disa policë që gjenden të shtruar në ambjentet e spitalit të qytetit. Në dispononojmë pamjet filmike, foto dhe fakte të tjera të cilet do t’i jepen organeve përkatëse në momentin më të parë. Për të qetesuar huliganet e ekipit mik, ka zbritur nga tribuna edhe vetë presidenti i Tiranës Refik Halili, por ai është çarë në kokë me mjete të forta nga tifozët e vetë këtij ekipi. Në rrethana të tilla, jemi të indinjuar nga një sjellje e tillë vagabondësh e këtij grupimi të vogël tifozesh të Tiranës, të cilët vetëm tifozë futbolli nuk janë dhe që nuk i bashkon asgjë me lojën e bukur të futbollit. Këto pak tifozë nuk mund të prishin marëdhëniet e mira që kanë ekzituar prej shumë e shumë vitesh mes dy klubesh me më shume histori në futbollin shqiptar.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button