Kronika

Berat, ngacmoi seksualisht dy nxënëse; ndalohet drejtori i shkollës së mesme

Drejtori i një shkolle të mesme në Berat është ndaluar nga policia me akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy nxënëseve.
Yzedin Hajdari, 59 vjeç, banues në Berat, u ndalua nga seksioni për krimet. Dyshohet se drejtori i shkollës ka ngacmuar seksualisht në zyrën e tij dy nxënëse të shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara”.
Denoncimi në polici është bërë nga familjarët e vajzave, të cilat kanë rrëyfer skenat e turpshme të drejtorit të gjimnazit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button