Ekonomia

Ndryshon formulari i deklarimit të pagesës së TVSH-së, reflektohet ulja e TVSH-së në turizëm

Formulari i deklarimit të pagesës (FDP) i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ka shënuar një ndryshim, duke reflektuar reduktimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për strukturat akomoduese në 6%. Ky ndryshim bëhet efektiv që në deklarimin e qershorit.

Sipas burimeve zyrtare nga tatimet, në Fletoren Zyrtare Nr.113, datë 22 maj 2017, është publikuar Ligji Nr.71/2017, datё 27.04.2017 “Për njё shtesё nё ligjin Nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, të ndryshuar.

Sipas kёtij ndryshimi, në Nenin 49, të Ligjit nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, të ndryshuar, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6%. Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Ky ndryshim ligjor, hyn nё fuqi 15 ditё pas botimit të ligjit në Fletoren Zyrtare, përkatësisht nga data 05.06.2017.

Për sa më sipër, tatimet bëjnë të ditur, që formulari i Deklarimit e Pagesës së TVSH-së (FDP), i ndryshuar, do të përfshijë periudhën tatimore qershor 2017, e cila duhet të deklarohet deri në datën 14.07.2017.

TVSH e turizmit

Kuvendi miratoi në seancën e fundit parlamentare uljen e TVSH-së për strukturat akomoduese nga 20 në 6%, me synim nxitjen e sektorit të turizmit. Vendimi u mirëprit nga operatorët turistikë, të cilët deklaruan se kjo do të ndikojë pozitivisht në ecurinë e turizmit në vend. Kjo është hera e parë në vend që kemi përshkallëzim të TVSH-së për një kategori të caktuar shërbimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button