Politika

“Nxehet” situata parazgjedhore Shehi dhe Ndoka sërish në zyrën e Bashës. Ja ku do kandidojnë

Tashmë ka nisur “countdown”-in për dorëzimin e listave për deputetë nga ana e Partisë Demokratike, ndërsa çështja më e ndjeshme është përfshirja në lista e aleatëve opozitarë, të cilët qëndruan përkrah Bashës gjatë 90 ditëve të protestës.

Sot aleatët e opozitës, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka kanë zhvilluar një takim me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike.

Ende nuk është vendosur se ku do t’i vendosë Basha aleatët, por paraprakisht flitet se Ndoka do të jetë në listën e Shkodrës dhe Shehi në atë të Tiranës.

Ndërsa aleatët e tjerë që më shumë mundësi do të jenë pjesë e listave të PD-së janë Fatmir Mediu i PR-së dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së.

Agron Duka i PAA-së akoma nuk është shprehur nëse do të dalë i vetëm në zgjedhje, apo nën siglën e PD-së..

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button