Politika

Zgjedhjet, PD dorëzon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar

Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ kërkesën për t’u regjitruar si subjekt për zgjedhjet e 25 qershorit.

Kjo lëvizje e Partisë Demokratike është bërë 24 orë përpara afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve. Kërkesa e PD-së është bërë edhe për zgjedhjet pjesshme lokale në Kavajë.

Orët e ethshme në Partinë Demokratike kanë nisur, kjo fillimisht me zyrtarizimin e marrëveshjes me disa prej aleatëve të saj. Aleatët Dashamir Shehi, Nard Ndoka si dhe Vangjel Dule janë në zyrën e kreut të PD-së, ku sipas burimeve po finalizojnë ofertën që të kandidojnë nën logën e PD-së. Kur Basha po shkon drejt mbylljes së paktit me aleatët, mësohet se 2 prej tyre mbeten jashtë listave por emrat ende nuk janë zbuluar.

LZHK dhe PDK kanë pranuar ofertën e demokratëve për të kandiduar në listat e Partisë Demokratike por të mos regjistrohen në zgjedhjet e 25 Qershorit. Dashamir Shehi do të kandidojë në Tiranë, në një vend të sigurtë, mes 8 emrave të parë, ndërsa Ndoka në listën e PD-së për Shkodrën, mes 4 emrave të parë.

Ndërsa kreu republikan Fatmir Mediu ka pranuar që në listat e PD-së të ketë dy emra në vendet e sigurta, ndërsa është në negociim për emra të tjerë, të cilët do të jenë në vende jo të sigurta.

Pikëpyetje është për aleatin që i siguroi PD-së që të ulet në tryezë me PS-së për zgjidhjen e krizës, për kreun e PAA-së, Agron Duka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button