Kronika

Gjin Gjoni nuk do të gjykojë Fullanin

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar relatorin e çështjes për ish-guvernatorin Ardian Fullani dhe ai nuk do të jetë Gjin Gjoni.

gjoni fullani2

Burime nga kjo gjykatë njoftojnë se trupi gjykues që do të shqyrtojë masën ndaj ish-guvernatorit përbëhet nga Alaudin Malaj, Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri, dhe seanca pritet të zhvillohet rreth orës 12:00 më 15 shtator.

Deri më tani nuk ka ende një shpjegim zyrtar pse erdhi ky ndryshim, pasi do të ishte Gjin Gjoni ai që do të shqyrtonte ankimimin e masës së arrestit me burg për Fullanin, në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Bankës së Shqipërisë.

Prej disa ditësh avokati mbrojtës i Fullanit, Maks Haxhia, ka depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për shqyrtimin e masës së sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button