Home / Ekonomia / Investimet e huaja direkte kanë rënë me 13.5%

Investimet e huaja direkte kanë rënë me 13.5%

Investimet e huaja direkte kanë rënë me 13.5% në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke zbritur në 334 milionë euro, nga 386 milionë euro, që ishin në periudhën janar-qershor 2013.

investimeTë dhënat bëhen të ditura në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, pjesa më e madhe e këtyre investimeve vijnë nga kapitali i rritur nga kompanitë ekzistuese në vend dhe pak janë hyrje kapitali e re. Peshën kryesore në investimet e huaja direkte në gjysmën e parë të vitit 2014, sipas BSH, e zënë hidrokarburet, të cilat kanë pasur dhe tendencë në rritje. Ulja në gjashtëmujorin e parë ka ardhur nga rënia e investimeve në sektorin e telekomunikacioneve dhe të shërbimeve financiare, sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë. Nga ana tjetër, zëri i fitimit të riinvestuar është kthyer pozitiv në tremujorin e dytë, në 15 milionë euro, por, për gjashtë mujorin ai ka qenë negativ, në minus 8 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.