Home / Kronika / Tiranë, sekuestrohet 468 kg kanabis; 2 në pranga

Tiranë, sekuestrohet 468 kg kanabis; 2 në pranga

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Qark i mbyllur” në Tiranë, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi. Në pranga janë arrestuar dy poseduesit e kanabisit dhe ata janë  Arif Plasa, 55 vjeç dhe  Besnik Berisha, 48 vjeç, banues në Tiranë  Nga  kontrolli i kryer në banesën e shtetasit Besnik Berisha, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 468.2 kg lëndë e dyshuar narkotike, kanabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, me qëllim kapjen dhe  vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale do ti  kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion të ambienteve për mbajtje dhe konsumim të lëndëve narkotike“.

Leave a Reply

Your email address will not be published.