Sociale

Nisi muaji i Ramazanit, myftiu i Tiranës: Agjërim dhe lexim të Kur’anit

Besimtarët myslimanë kanë hyrë në ditën e parë të Ramazanit dhe kjo e shtunë ka shënuar ditën e parë të agjërimit, ku për mesatarisht 17 orë në ditë ata që kanë vendosur të mbajnë Ramazan sakrifikojnë duke hequr dorë nga ushqimi, uji dhe kryejnë ritet e faljes.

Por kjo nuk mjafton për një besimtar të devotshëm, pasi ky muaj konsiderohet si muaji i dijes.

“Ndaj dhe në këtë muaj lexohet më së shumti Kur’ani, pra si individë, agjërues apo besimtar, por edhe në praktikën ditore e mujore të Ramazanit, për ta plotësuar të gjithë kornizën e agjerimi”, thotë kreu i Myftinisë së Tiranës, Ylli Gurra.

Pjesë e ritualeve të muajit të Ramazanit është Sadakai Fiter, siç e quajnë besimtarët dhe ka të bëjë me dhurimin e të ardhurave për më të varfërit. Këtë vit është llogaritur të paktën 200 lekë në emër të çdo anëtari të familjes.

“Gjatë muajit të Ramazanit, si ata që agjërojnë, por edhe ata që nuk e bëjnë, përpara ditës së Ramazanit kanë detyrimin të japin për anëtarët e familjes një sasi monetare në kuadër të devotshmërisë apo bamirësisë”, thotë Gurra.

Kreu i Myftinisë veçon gjithashtu se përgjatë këtij muaji është mirë që edhe ata që nuk agjerojnë të shtrojnë Iftar për ata që mbajnë Ramazan.

“Çka do të thotë se e rikthen në shoqërinë myslimane, në shoqërinë tonë shqiptare ndarjen sado pak nga muret apo kalatë e egos, apo të një babëzie materiale”, shton Gurra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button