Home / Sporti / Josa: Situata është shumë dramatike, të gjithë duhet të marrin pjesën e fajit që i takon

Josa: Situata është shumë dramatike, të gjithë duhet të marrin pjesën e fajit që i takon

Tirana ra nga Kategoria Superiore për herë të parë në historinë e saj pasi në ndeshjen e fundit mori vetëm një barazim pa gola në Shkodër ndaj Vllaznisë.
Pas këtij takimi, trajneri i bardhebluve, Mirel Josa u shpreh tejet i zhgënjyer për rënien nga kategoria. Ai tha se të gjithë duhet të marrin pjesën e fajit që i takon.
“Nuk kam fjalë të diskutoj mbi këtë çështje. E patë vetë situata në dhomat e zhveshjes ishte shumë dramatike, s’më mbetet gjë tjetër veçse të lirojmë psikologjikisht, këto djem. Unë dhe stafi im do të marrë pjesën tonë të fajit, por pjesa tjetër e fajit u takon drejtuesve. Më vjen keq për djemtë për këtë fanellë dhe për Tiranën. Nuk duhet të kishim arritur në këtë pikë që dy skuadra legjendare si Tirana dhe Vllaznia të luftonin për mbijetesën. Vllaznia bëri detyrën sepse luante për vete, nuk kam realisht çfarë të them. Në pjesën e parë ishim në vështirësi, por as në pjesën e dytë nuk gjetëm hapësirat e nevojshme për të ndëshkuar Vllazninë. Unë në këto momente nuk mendoj fare për finalen e Kupës, do të bisedoj me klubin me lojtarët për të parë në çfarë gjendje janë për të ndihmuar nga ana psikologjike. Nuk e kisha menduar kurrë finalen e Kupës së Shqipërisë, përpara se të siguronin edhe matematikisht mbijetesën gjë që se arritëm dot”, u shpreh Josa.

Leave a Reply

%d bloggers like this: