Home / Kronika / Miell me ngjyrues, bllokohen gjashtë subjekte

Miell me ngjyrues, bllokohen gjashtë subjekte

Takmi-me-importuesit1-320x180Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar gjashtë subjekte, ku është konstatuar miell me ngjyrues, ndërsa për shkelësit janë marrë masa. Ndërkohë vetëm në dy muajt e fundit janë kontrolluar dhe marrë mostra në 280 subjekte. Të gjitha këto u bënë të ditura gjatë takimit të zhvilluar dje midis drejtorit të AKU-së, Afrim Bakaj, dhe importuesve të grurit e miellit. Gjatë fjalës së tij, Bakaj theksoi se mielli në Shqipëri është brenda parametrave të Bashkimit Europian. “Cilësia e miellit është në normat e Bashkimit Europian në të gjithë përbërësit e tij, si në përqindjen e proteinës, e cila duhet të jetë 12 për qind, ashtu edhe në sasinë e glutenit dhe përbërësve të tjerë të bukës”, tha drejtori i AKU-së. Ndërkohë, importuesit e miellit dhe të grurit pohuan se cilësia e këtyre produkteve në Shqipëri është në parametrat e duhur për konsum. “Mielli që vjen në Shqipëri është i garantuar me standarde të Bashkimit Europian, pasi kalon në shumë etapa certifikimi, si vendi i origjinës, për të vazhduar më tej në kontrollet e rrepta që bëhen nga AKU-ja”, thanë prodhuesit. Në qendër të vëmendjes do të jetë i gjithë procesi i gjurmueshmërisë së grurit, duke filluar që nga vendi i origjinës, pikat kufitare ku importohet, si dhe furrat e bukës, të cilat janë edhe destinacioni final. Për sa i përket lajmit se disa javë më parë, gruri i importuar nga Serbia ka përmbajtje aflatoksine, AKU-ja sqaron se në të gjitha analizat e bëra në ISUF, asnjë mostër nuk ka rezultuar problematike. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është institucioni i vetëm që garanton me ligj sigurinë ushqimore në vend dhe si i tillë është përgjegjës për të përmbushur kriteret ligjore, ekonomike, por edhe ato sociale. Qëllimi i AKU-së është mbrojtja e shëndetit të popullatës nga produktet ushqimore që nuk përmbushin kriteret për konsum.

Leave a Reply

%d bloggers like this: