Home / Sporti / Zbardhet biseda e presidentit Halili me skuadrën në stërvitje

Zbardhet biseda e presidentit Halili me skuadrën në stërvitje

Skuadra e Tiranës ka lenë pas krahëve dhimbjen e madhe të rënies një Kategori më poshtë, dhe ditën e sotme ka gjetur forcën për të dalë në stërvitje dhe për të nisur përgatitjet për finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut ditën e mërkurë.  Kokëulur dhe të dëshpëruar bardheblutë i janë drejtuar stadiumit “Selman Stërmasi” për të zhvilluar seancën stërvitore.

I pranishëm në stërvitje ditën e sotme ka qenë dhe presidenti i ekipit Refik Halili i cili përfitoi nga rasti për të shkëmbyer disa fjalë me lojtarët: “Tashmë kemi rënë nga kategoria, është katastrofë. Të shohim çdo ndodhë më mbrapa, por tani duhet të përqendrohemi te Kupa” – ishin fjalët e presidentit.   Edhe pse me moralin përtokë skuadra vazhdoi në heshtje stërvitjen. Fitimi i Kupës shihet si ngushëlli i vetëm i Tiranës në ketë moment të errët.

Leave a Reply

%d bloggers like this: