Sporti

Enrique, në podium me Cruyff dhe Guardiolën

Një “baner” në stadiumin “Camp Nou”, javën e kaluar, i rikonfirmoi Luis Enriques, në sezonin e fundit te Barcelona, se do të mbetet përherë në zemrat e tifozëve. Kjo u duk edhe në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Alaves.

Edhe pse sezoni i tretë i “Lucho” dështoi për t’u ngritur në pritshmëritë e një prej skuadrave me më shumë tifozë në planet, sërish ai do të mbahet mend si një prej trajnerëve më të mirë që ka pasur Barça.

“Duhet të largohem dhe mendoj se këtë e duan edhe lojtarët e Barcelonës. Ata kanë nevojë për këtë. Ne u kthyem dhe treguam ambiciet tona kundër Alaves”, ka thënë Enrique.

Trajneri i ri i Barcelonës nuk është zyrtarizuar ende, por mediet spanjolle janë të bindur se trajneri i ri do të jetë Ernesto Valverde. Por për tifozët, pak rëndësi ka kjo, pasi gjithmonë drejtuesit “blaugrana” kanë ditur të zgjedhin një njeri të shtëpisë, ashtu siç ka treguar e kaluara e afërt.

Luis Enrique mori drejtimin e Barcelonës në vitin 2014, pasi formacioni katalanas e mbylli sezonin paraardhës pa asnjë trofe madhor nën drejtimin e Gerardo Martinos.

Me asturianin në stol, Barça u bë skuadra e parë në futboll që fiton një “tripletë” trofesh për herë të dytë radhazi, ndërsa tifozët “blaugrana” e vendosin në një podium me fitues të tjerë klasi, si Johan Cruyff dhe Pep Guardiola.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button