Rajoni

Arrestohet dhe deportohet nga Rusia deputeti malazez

Deputeti i Partisë Demokratike Socialiste (PDS) Miodrag Vukoviç, parti në pushtet në Malin e Zi, është arrestuar mbrëmë vonë në Moskë, si person i padëshiruara në Rusi. Ai është arrestuar në aeroportin Domodedovo, ndërsa sot herët në mëngjes është deportuar për në Mal të Zi.

Vukoviç është arrestuar në Moskë si person non grata. Shpejtë pas arrestimit, është vendosur nga Rusia të deportohet në Mal të Zi.

Megjithatë, fluturimi nga Moska për në Tivat ka qenë në mëngjesin e orës shtatë, ndaj Vukoviç nuk ka mund para kësaj të braktisë Rusinë.

Destinacioni i tij nuk ka qenë Moska, por ka qenë në transit dhe udhëtonte për në Minsk në takimin parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore. Vukoviç është një nga deputetët më të vjetër në Parlamentin e Malit të Zi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button