Politika

Listat e PD-së, Basha: Vendim i vështirë, por nuk i heq asnjë presje

Kreu i Partisë Demokratike këmbëngul se lista e kandidatëve për deputetë është më e mira që ka zgjedhur. Duke i dhënë një përgjigje kitikëve të tij, Basha nuk është penduar, edhe pse jashtë listës kanë mbetur jashtë anëtarë të vjetër si Jozefina Topalli, Arben Imami, Majlinda Bregu e Astrit Patozi.

“Para dy ditësh më është dashur të marr të tjera vendime të vështira, por të domosdoshme për ekipin fitues të Republikës së re, ishte koha për t’i marrë, unë i kam marrë dhe nuk i heq as presje, sepse është një ekip i ri me frymëzim të ri për republikën e re ku do ta gjejë veten çdo shqiptar”- tha prerë Basha.

Kryedemokrati i ka bërë thirrje beratasve dhe gjithë shqiptarëve të marrin vendimin e duhur në 25 qershor.

“Merrni vendimin tuaj, bashkohuni me projektin e lëvizjes popullore, për të mos ua lënë beratin dallkaukëve, mashtruesve, hajdutëve që ju shtrydhën e ju vodhën, me 25 qershor merrni beratin në dorë me votën tuaj dhe unë do marr vendimet e mia për mirëqenien tuaj, ekonominë e fortë, për secilin prej jush”- tha ai.

Basha ka prezantuar edhe programin ekonomik që sipas tij do të garantojë për qytetarët shqiptarë më shumë punësim dhe mirëqenie.

“Plani im ekonomik ka vulën e ekspertëve të Angela Merkel. Lekët do të rikthehen mes zinxhirit ekonomik në xhepat e sipërmarrësve, investitorëve, të punësuarve, pra qytetarëve. Unë do të investoj fuqishëm te bujqësia, fermerët do ndjejnë ndihmën e shtetit. Berati do ta ketë përsëri universitetin e tij, 10 mijë të rinj në republikën e re do të ketë stazhin me 200 mijë lekë të vjetra pagesë në muaj për një vit, kjo është ura që do ndërtoj unë, nuk kam gjë me urën e varur, por ajo që do ndërtoj unë nuk do të jetë fasadë.  Hapja e vendeve të punës, e fabrikave në Berat, në të gjithë vendin me investime vendase e të huaja”- shpjegoi keu i PD-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button