Home / Bota / Amerika / SHBA kundërshton pjesëmarrjen e Iranit në samitin për Irakun

SHBA kundërshton pjesëmarrjen e Iranit në samitin për Irakun

Shtepia-e-Bardhe5Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë pjesëmarrjen e Iranit në konferencën ndërkombëtare për Irakun dhe për luftën kundër Shtetit Islamik, që është parashikuar për t’u zhvilluar të hënën në Paris, deklaroi dje në mbrëmje në Ankara sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Ai vlerësoi se pjesëmarrja e Teheranit në këtë konferencë nuk është e domosdoshme sidomos për shkak të përfshirjes së Iranit në Siri dhe gjetkë. ”Askush nuk më pyeti apo më mori në intervistë lidhur me praninë e Iranit në këtë konferencë, por, duke patur parasysh rrethanat, për momentin nuk do të jetë mirë një prani e Teheranit atje”, deklaroi Kerry.

Irani deklaroi të enjten se kishte dyshime lidhur me seriozitetin dhe sinqeritetin e koalicionit ndërkombëtar kundër xhihadistëve sunitë, të cilët kanë fituar terren në Irak dhe Siri.

Franca do të organizojë të hënën një samit për Irakun dhe luftën kundër Shtetit Islamik

Leave a Reply

%d bloggers like this: