Politika

Berisha: Opozita u sulmua më lëndë kimike, policia po fsheh gjurmët e krimit

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi të gjatë në faqen e tij zyrtare në Facebook ka deklaruar se opozita u sulmua me lëndë kimike toksike në mitingun hapës të fushatës elektorale ku mbetën të lënduat 170 mbështetës të PD. Sipas Berishës, jashtë çdo lloj dyshimi ky ishte një agresion akut në drejtim të opozitës të cilin sipas ish-kryeministrit policia po përpiqet ta fshehë duke fshirë gjurmët e autorëve.

“Se pari, kemi te bejme me nje qendrim te dyshimte te papranueshem te qeverise ndaj ketij sulmi kimik kunder opozites ne mitingun e saj elektoral, per te cilin edhe sot, pas pese ditesh nuk dihet asgje per shkakun dhe qeveria refuzon ta cilesoje ashtu siç ishte ne te vertet.

Se dyti, ky sulm kimik, si rastesisht ndodhi vetem nje jave pas nje stervitje te bere publike me media, ne te cilat u demostrua reagimi i forcave te ushtrise dhe policise ndaj nje sulmi te simuluar me arme kimike. Nje jave pas kesaj stervitje qeveritare, i takoi opozites shqiptare te provonte sulmin me arme kimike ndaj saj. Ngjarjet mundet te mos kene asnje lidhje njera me tjetren por e verteta eshte se, qe nga koha e diktatures, nje stervitje publike ne kryeqytet dhe e paraqitur ne media per armet kimike, nuk ishte zhvilluar, sikunder, nje sulm kimik ne nje miting publik ne Shqiperi nuk kishte ndodhur kurre me pare.

Se treti, si per te na bindur se kishte te gatshme nje pergjigje te parafabrikuar per te fshehur doren e zeze te autorit apo autoreve te sulmit kimik kunder opozites, policia e Partise pa humbur kohe akuzoi me nje injorance ekzemplare si shkak tullumbacet, te cilat u tha se pas plasjes kane shkaktuar problemin, por nuk u tha se çfare lende kimike, pluhur apo gaz toksik duhet te ishte futur me qellim ne tullumbacet per te shkaktuar sindromin toksik tek mbi 170 vete.

Hipoteza e tullumbacit u diskretitua shpejte pasi tullumbacet e leshuara ne fluturim, te filmuara nga shume kamera, nuk kishte plasur, dhe perveç kesaj kishte disa persona te lenduar qe ishin larguar nga mitingu para leshimit te tullumbaceve.

Natyrisht, kur policine e shtetit e drejton njeri nga bajlozet me kryesore te narko-shtetit dhe drejtorine e Tiranes e drejton nje ektremist socialist i ardhur nga policia bashkiake e Vlores, nuk mund te presesh qendrime te tjera pervec perpjekjes per te humbur gjurmet e ketij krimi te shemtuar”, shkruan mes të tjerash Berisha në FB.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button