Politika

Rama në Lezhë: Administrata, e lirë të bëjë fushatë pas pune

Pas pezullimit nga ministrat teknikë të disa drejtuesve të institucioneve shtetërore, përfaqësues të PS në Arsim, Shëndetësi dhe Tatime, për shkak të përfshirjes së tyre në fushatën zgjedhore, ka reaguar kryeministri Rama.

Teksa ishte në një takim me sipërmarrës të Shëngjinit, Rama ka thënë se ligji është I qartë dhe nuk lë fare vend për debate.

”Pas orarit të punës secili ka të drejtë të bëjë atë që mendon si qytetar për zgjedhjet, mësuesit kanë të drejtën e tyre, drejtorët e shkollave absolutisht kanë të drejtë që pas orarit të mësimit, të punës, të bëjnë çfarë të duan”- tha prerë Rama.

Ai theksoi se nuk duhet kthyer kjo në histori. “Nuk e kthejmë këtë histori, doli mësuesi në foto me këtë, doli drejtori me atë, pas punës secili ka të drejtën e vet. A në orarin e punës, e kemi thënë prerë, nuk tolerohet”- tha ai.

Rama ka kërkuar besimin e shqiptareve për PS. “Siç luftuam dhe fituam për Vettingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban të tjerë në prehër për timonin e reformave”- tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button