Kronika

Gjunkshi kandidon i dyti për PD në Dibër: Paditet ish-shefi i shtabit; Mbrojtja i kërkon të rikthejë 6600 euro

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshme të FA, dhe njëkohësisht i dyti në listën e kandidatëve për deputet të PD për qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi është paditur nga Ministria e Mbrojtjes në Gjykatën e Tiranës me objekt padie, për kthim shume.
Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për një shumë prej 6600 euro, që është shpenzuar për bileta avioni nga bashkëshortja e Gjunkshit, por që kanë dalë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas padisë kjo shumë e taksapaguesve shqiptare është keqpërdorur nga Gjunkshi në kohën kur mbante postin e shefit të përgjithshëm të shtabit të FA, jo për nevojat e shtabit, apo të forcave të armatosura, por për udhëtime jashtë vendit për bashkëshorten.
Dhe si e tillë, Ministria e Mbrojtjes ka nisur procedurat ligjore për kthimin mbrapsht të shumës prej 6600 euro, nga ish-shefi i shtabit Xhemal Gjunkshi.
Nga ana tjetër Gjunkshi pretendon se nuk ka marrë nga Ministria pagat kalimtare që i takonin sipas ligjit në momentin kur është larguar nga detyra. Padia në fjalë është regjistruar në dhomën civile të Gjykatës së Tiranes dhe gjykohet nga gjyqtarja Rezarta Balliu, e cila në seancën e parë të zhvilluar mesditën e së mërkurës ka vendosur të pezulloje me kërkesë të palëve gjykimin e kësaj padie deri në një vendim të dytë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button