Kosova

Jahjaga: Trashëgimia kulturore pasuri e Kosovës

jahjaga-trash-euml-gimia-kulturore-pasuri-e-kosov-euml-s_hdPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, bashkë me përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar ambasadorin britanik, Ian Cliff, dhe shefin e zyrës së Këshillit të Evropës, Tim Cartwright, janë nisur sot në mëngjes me tren për të shkuar në Pejë, në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane 2014, përmes projektit “Hajde”.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, para nisjes tha se Kosova ka trashëgimi të shumtë dhe ka çka t’i tregojë botës.

Ajo tha se sot do t’i vizitojnë disa nga monumentet kulturore, që sipas saj, janë një thesar i çmuar i Kosovës, derisa ka ftuar qytetarët e Kosovës që t’i vizitojnë ato.

“Sot po e pres me padurim këtë udhëtim me tren nga Prishtina për në Pejë dhe është një agjendë goxha e ngarkuar e vizitave nëpër monumente të shumta kulturore, që janë disa nga thesaret e Kosovës. Unë i inkurajoj qytetarët e Kosovës që t’i shijojnë këto monumente kulturore që janë pasuri e shtetit tonë, e Republikës së Kosovë, sepse vendi ynë ka shumë çka për tu krenar dhe kemi shumëçka për t’i treguar botës”, tha Jahjaga, transmeton Kosovapress.

Edhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, është shprehur i lumtur që do të udhëtojë me tren për t’i vizituar monumentet kulturore të Kosovës, e cila sipas tij, njihet për trashëgimi kulturore.

“Kosova njihet për trashëgimi kulturore, dhe është mirë që këto ditë do të shohim se çfarë Kosova ofron rreth trashëgimisë”, theksoi Zbogar.

Projekti i trashëgimisë “Hajde” është lansuar nga Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada Britanike në Prishtinë.

Qëllimi i projektit është eksplorimi i trashëgimive kulturore për të gjitha komunitetet, dhe do të vizitohen Patriarkana e Pejës, Xhamia e Bajraklisë, Manastiri i Deçanit dhe kullat e Junikut.

Treni do të jetë i qasshëm të shtunave më 13 shtator, 20 dhe 27 shtator, dhe të dielave të shtatorit me datat 14, 21 dhe 28 shtator, nisja është bërë në ora 9:00 në Stacionin Hekurudhor në Prishtinë, kurse kthimi nga Peja bëhet në orën 18:30.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button