Politika

Rama në Pukë: Rilindja Urbane, efekt në ekonomi

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të enjte në Pukë, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.Për Ramën, ndryshimi që ka sjellë qeveria e majtë në këto katër vite është i dukshëm. “Sot nuk ka sy që të mos shohë ndryshimet që po ndodhin në Pukë e Fushë Arrëz”, ka thënë Rama.

Rama ka ironizuar deklaratat e kreut të opozitës, për investime fasadë nga qeveria. “Nuk ngrihet ekonomia duke ikur njerëzit që këtej, por duke ardhur më shumë njerëz këtu, që t’ju vizitojnë. Po si mund të vijnë pa parqe, pa ndriçim e pa shëtitore? Ata janë një tufë njerëzish të mbaruar që nuk e dinë që këtu jetojnë njerëz, që këtu lindin fëmijë”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se, në këtë zonë Rilindja Urbane ka financuar projekte që kanë bërë që të rritet vlera e pronave dhe rrjedhimisht kanë rritur gjendjen ekonomike të banorëve.

“Është rritur vlera e apartamenteve. Pra, njerëzit janë më të pasur nga këto projekte”, ka vijuar Rama.

Më tej ai është ndalur edhe tek integrimi europian, që sipas tij nuk ka shanse të ndodhë me PD. “Na duhet karroca e Lulit për të shkuar në Europë? Apo na duhet makina jonë”, ka vijuar Rama.

Ai ka përsëritur apelin për votat në favor të PS, në mënyrë që ajo të mund të qeverisë e vetme pas 25 qershorit. “Duhet të na jepni votën që Shqipëria të mos bjerë në duart e Lulit”, ka shtuar Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button