Bota

Trump-Clinton, sherr në rrjetet sociale

Në përpjekje ndoshta për t`i shpëtuar furtunës që shkaktoi në rrjetet sociale me gabimin e tij ortografik, Donald Trump iu rikthye talljes së preferuar për ish-rivalen e madhe në zgjedhjet presidenciale.

“Hilaria e kërrusur”, shkroi ai në Twitter, duke iu përgjigjur njëkohësisht reagimit të Clintonit, e cila, në një intervistë televizive përmendi sërish ato që i konsideron si arsye për humbjen në muajin nëntor. Ish-Sekretarja e Shtetit preku sërish çështjen e Rusisë.

Rusët deshën të shpërndanin lajme të rreme mbi mua, tha Hillary, por nuk mund ta kenë ditur sesi ta përdornin sa më mirë informacionin si armë nëse nuk janë drejtuar nga dikush. E pyetur se kush e kishte orientuar Moskën sipas saj, ajo u shpreh: “Prirem të besoj që ishte Trump. Është shumë e vështirë të mendosh të kundërtën”.

Pas disa orësh, Presidenti e thumboi në Twitter. “Hilaria e kërrusur” i fajëson të gjithë të tjerët për humbjen përveç vetes”, tha ai.  Ish-Zonja e Parë nuk vonoi ta godiste me armën më të mirë të momentit, gafën e freskët të tij. “Njerëzit në shtëpi covfefe nuk duhet të hedhin covfefe”, shkroi ajo, duke u tallur me gabimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë që “çmendi” të mërkurën internetin.

Përdoruesit e rrjetit të madh social e vazhduan lojën e saj. Po çfarë covfefe të hedhë Trump, shkroi njëri prej tyre, ai është i gjithi i mbushur me covfefe!!!

Trump kishte shkruar orët e vona të së martës në Twitter se “pavarësisht “covfefe”-s negativ të shtypit”, në përpjekje duket që të thoshte “coverage” në anglisht, duke nënkuptuar kështu “mbulimin mediatik”, gabim të cilin më pas nuk e ka korrigjuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button