Home / Politika / Fushata, Koçiu: Punonjësit e administratës do monitorohen

Fushata, Koçiu: Punonjësit e administratës do monitorohen

Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu ka deklaruar se nëpunësit civilë do të monitorohen gjatë fushatës zgjedhore në respekt të ligjit.

Koçiu tha se urdhri i kryeministrit Rama i ka të përcaktuara qartë rregullat.

“Sot po finalizohet vendimi që parashikon ngritjen e një strukture monitorimi për administratën gjatë kësaj periudhe, në respekt të detyrimeve që nëpunësit duhet të kenë në konsideratë -, ka deklaruar Koçiu. – Çdo punonjës i administratës ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet, po duhet të lërë detyrën më parë. Në këtë mënyrë, ndalohet përdorimi i detyruar i administratës dhe çdo pjesëmarrje me detyrim do të monitorohet dhe verifikohet”.

Mes të tjerash shefja e DAP-së, nënvizoi se nëpunësi civil nuk duhet të jetë absolutisht drejtues i forumeve politike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: