Kosova

Ish-Presidentja e Kosovës, nuk lejohet të hyjë në Beograd

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk lejohet të vizitojë Beogradin. Jahjaga, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj ndalimit të hyrjes së saj në Beograd, duke e cilësuar të paarsyeshëm.

“Unë sot do të duhej të isha në Beograd për promovim të librit “Unë dua të dëgjohem” në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ku u ftova të mbaj fjalim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Hyrja ime në shtetin e Serbisë u pamundësua me një arsyetim absurd”.

“Përgatitjet për vizitën janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizita të zyrtarëve të lartë. Autoritetet e Kosovës i kanë njoftuar me kohë dhe me përpikëri autoritetet e Serbisë, siç është e paraparë me marrëveshje, por zyrtarët në Beograd kanë dështuar t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje, duke e shkelur atë me qëllim që të ndalojnë vizitën time”, thuhet në këtë reagim .

Ish-presidentja Jahjaga është e ftuar të marrë pjesë në festivalin “Mirëdita, dobar dan”, i cili po mbahet në Beograd, për të promovuar librin “Dua të dëgjohem: Libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë”.

Promovimi është paraparë të bëhet të premten, më 2 qershor, në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor.

Festivali ka nisur të mërkurën mbrëma, më 31 maj, dhe është penguar përkohësisht nga 20 pjesëtarë të lëvizjes ekstreme djathtiste “Zavetnici”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button