Kronika

Basha: Qytetarët duan punë dhe jo llafe

basha31-524x350Me një investim prej 47.6 milion lekësh, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut “Qemal Stafa” dhe rikonstruksionin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.

Kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili ka parë nga afër sot përfundimin e punimeve ka theksuar se ditë pas dite po shndërrojmë në realitet projektin tonë të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve kudo ku ata jetojnë, në qendër apo periferi. “Ky investim i Bashkisë së Tiranës është në vazhdën e përpjekjes sonë për një qytet ku jetohet më mirë, punohet më mirë dhe ku shijohet më mirë jeta. Për një Tiranë moderne europiane, ku standardi i jetës nuk shtrihet vetëm në fasada apo në qendër, por edhe në periferi, kudo ku qytetarët kanë nevojë dhe në lagje të vjetra si kjo, të lëna prej kohësh në harresë dhe të humbura në llogje pa fryt të politikës së përbaltjes dhe të interesit vetjak dhe jo të interesit të qytetarëve”, theksoi ai.

basha 1“Tirana moderne europiane, Shqipëria moderne europiane, kërkojne punë, jo llogje. Për fat të keq, ata që nuk po e ndërtojmë modelin e një Shqipërie europiane, nuk po hapin fronte të reja pune, ata të cilët nuk po përmbushin as shpresat, as pritshmëritë e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, ndjehen të kërcënuar nga modeli i punës dhe janë përveshur me një propagandë të egër dhe me bllokime modelit të punës për qytetarët, që përfaqëson sot Bashkia e Tiranës”, tha Basha.

Në këtë bllok banimi është ndërtuar 6084 m² sipërfaqe rrugë me asfalt. Janë realizuar punime për kanalizime të ujërave të zeza dhe të ujërave të bardha. Është ndërtuar rrjeti i ujësjellësit me gjatësi 1685 ml, është ndërtuar rrjeti i ndriçimit elektrik publik, ku janë vendosur 57 shtylla. Janë realizuar punime, linja rezervë për fibra optike dhe shërbimet inxhinierike nëntokësore. Janë krijuar ambiente çlodhëse me gjelbërim dhe stola për banorët, duke e kthyer këtë zonë të lënë prej vitesh në harresë, në një hapësirë qytetare bashkëkohore, funksionale dhe tërësisht estetike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button