Home / Ekonomia / Konkurrenca nis hetimet për monopolin e majasë së bukës

Konkurrenca nis hetimet për monopolin e majasë së bukës

Autoriteti i  Konkurrencës nisi procedurën e hetimit paraprak në tregun e tregtimit të produkteve lëndë e parë  për prodhimin e brumërave për bukë dhe nën produktet e saj, konkretisht ndaj ndërmarrjes  “Nelly” SHPK.”

Sipas njoftimit zyrtar të Autoritteit të Konkurrencës me datë 12.04.2017 është paraqitur ankesë ndaj ndërmarrjes “Nelly”  Sh.p.k  e  cila  ushtron  aktivitet  në  tregun  e  tregtimit  të  produkteve  lëndë  e  parë  për  prodhimin e brumërave për bukë dhe nën produktet e saj.

Sipas  ankimuesve  ndërmarrja  “Nelly”  Sh.p.k  është  distributor  ekskluziv  i  produkteve  “Maja”  dhe  “Miell”  të  markës  “Zrnopan”  të  tipit  “S”,  “Plus”  dhe  “T”  të  prodhuar  nga  kompania “Lesaffre” kompani Franceze, me qendër rajonale në Kroaci.

Ankimuesit  pretendojnë  se  janë  ndodhur  përpara  faktit  të  mos  furnizimit  me  këto  produkte nga ndërmarrja “Nelly” Sh.p.k dhe për këtë arsye kanë kontaktuar në telefon me  Z. Haki HOXHA administratori  ndërmarrjes “Nelly” Sh.p.k, i cili i ka deklaruar se nuk do ti  furnizojë më,  pasi ankimuesit kanë  hapur  një Furrë Buke  (Pikë Shitje)  në  zonën e  “Don  Boskos” përballë Furrës së Bukës së kompanisë “SOMEG” dhe konkurojnë këtë të fundit, i  cili rezulton të jetë miku i Z. Haki HOXHA administrator i ndërmarrjes “Nelly” Sh.p.k.  4.

Sipas ankimuesve, ndërmarrja “Nelly” Sh.p.k është i vetmi distributor i këtij produkti në  Republiken e Shqipërisë, produkt të cilin e importon nga Kroacia dhe sipas tyre ky produkt  nuk  ka  zëvendësues  të  tjerër  në  vend,  duke  i  dhënë  ndërmarrjes  “Nelly”  Sh.p.k  pozita  “monopol”  në  tregtimin  e  këtij  produkti,  pozita  të  cilat  ajo  i  përdor  për  të  goditur  ankimuesit  duke  shkelur  nenin  9  të  Ligjit  9121,  datë  28.07.2003  “Për  mbrojtjen  e  konkurrencës” ( i ndryshuar).

Ndërprerja  e  furnizimit  me  këtë  produkt  i  shkakton  një  dëm  të  rëndë  dhe  të  pa  riparueshëm ankimuesve pasi këta të fundit kanë kontrata me të tretë për furnizimin me  bukë speciale  të cilat prodhohen me këto produkte, dhe mos përmbushja e kontratës i  ngarkon me penalitete, gjithashtu ankimuesit pretendojnë se 40 % të produkteve të bukës  që tregëtojnë i prodhojnë me “Maja” dhe “Miell” të markës “Zrnopan” të tipit “S”, “Plus”  dhe  “T”  të  prodhuar  nga  kompania  “Lesaffre”  me  distributor  në  Shqipëri  ndërmarrjen  “Nelly” Sh.p.k.

Për sa më sipër, nga pretendimet e ankimuesit si dhe faktet dhe provat e paraqitura prej  tij rezulton se sjellja e ndërmarrjes “Nelly” shpk në tregun e tregëtimit të produkteve lëndë  e  parë  për  prodhimin  e  brumrave  për  bukë  dhe  nën  produktet  e  saj,  duke  refuzuar  të  furnizojë  ankimuesit  Z.  Hysen  CAKA,  Z.Ardian  CAKA  dhe  Znj.  Lima  CAKA  me  produkte  “Maja” dhe “Miell” të markës “Zrnopan” të tipit “S”, “Plus” dhe “T”, bazuar në nenin 9,  pika 2 të Ligjit  9121/2003 mund të pengojë, kufizojë ose shtrëmbërojë konkurrencën në  këtë treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.