Home / Bota / SHBA paralajmëron Pekinin për ishujt e Detit të Kinës Jugore

SHBA paralajmëron Pekinin për ishujt e Detit të Kinës Jugore

SHBA nuk do të pranojë militarizimin kinez të ishujve të bërë nga njeriu në Detin e Kinës Jugore, ka paralajmëruar sekretari amerikane i mbrojtjes, James Mattis.

Duke folur në konferencën e sigurisë në Singapor, ai tha se këto lëvizje dëmtojnë qëndrueshmërinë e rajonit.

Pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore të pasur me resurse janë kontestuar nga një sërë shtetesh.

Në të njëjtën kohë, gjenerali Mattis vlerësoi përpjekjet e Pekinit për të kufizuar aktivitetin raketor dhe bërthamor të Koresë së Veriut.

Komentet e tij vijnë pak pasi Këshilli i Sigurisë i OKB-së zgjeroi grupin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, në përgjigje të një sërë testimesh raketore të bëra këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.