Politika

Vasili i përgjigjet Bashës: Mosmirënjohës! Të dehu hashashi… Eja debatojmë në tv

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur fort akuzave që kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri sot ndaj LSI-së në Krujë. Petrit Vasili i kujton Bashës se ka hequr dorë nga objektivi për të qenë Kryeministër. Në mesazhin e publikuar në Facebook, kreu i LSI i kujton Bashës edhe faktin që nuk është treguar mirënjohës ndaj askujt që e ka ndihmuar në politikë.

“I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë. Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë”,- shkruan Vasili. Sa për akuzat ndaj LSI, Vasili i kujton Bashës edhe disa biseda dhe takime të rëndësishme ku është folur për SH.P.K të kreut të PD dhe “gjëra të tjera”.

Postimi i plotë i kreut të LSI-së në Facebook:

“I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë. Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë. E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president. Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqenëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash. Ky, Luli, është një shans edhe për ty”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button