Politika

Berisha: Sherr me armë në Elbasan, anëtarët e LSI të plagosur në spital

Ish- Kryeministri Sali Berisha e quan dramatike gjendjen në Elbasan, duke publikuar atë që e cilëson klithmë të një qytetari dixhital. Sipas tij, Elbasani ndodhet nën terror bandash, ndërsa policia me banditët fsheh krimet e tyre. Bazuar në denoncimin e Berishës, anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital, për shkak të një sherri me armë mes anëtarëve të PDIU dhe LSI.

Denoncimi i Berishës në Facebook

“Përshëndetje dhe respekte i nderuar! Si qytetar i Elbasanit nuk di ku të bëj një denoncim, sepse përveçse nuk gjen zgjidhje ke frikë edhe ta bësh denoncimin sepse mund ta pësosh shumë keq. Ndaj po ju raportoj juve duke shpresuar që të ngrihet disi zëri sepse me të vërtetë që në Elbasan jeta e çdo qytetari të thjeshtë është në një rrezik të vërtetë nga çasti në çast. Para tre ditësh në lagjen ‘5 Maji’ ka pasur një përleshje midis disa anëtarëve të LSI dhe PDIU, por nuk janë thjesht simpatizantë të partive sepse simpatizantët e PDIU janë një bandë kriminale e njohur tashmë për qytetin e Elbasanit dhe gjithë Shqipërinë që kanë pushtetin pas krahëve dhe mund të bëjnë ç’të duan.

Kanë goditur me armë anëtarët e LSI dhe janë në gjendje të rëndë në spital, por çështja s’është se kanë goditur LSI.  Çështja qëndron sepse të fortët janë dhëndri i kryetarit të bashkisë dhe shoku i tij i ngushtë Suel Çela me bandën e vetë.  Ata mund të godasin kë të duan dhe kur të duan dhe asgjë nuk bëhet publike as nga policia dhe as nga media. Ata lëvizin me makina të blinduara në qytet dhe me municione luftarake si me qenë në Siri. Është krijuar një situatë e tmerrshme ku jeta e çdokujt është e pasigurt. Nuk dua t’ia di se kush do fitojë, dua të di nëse a do ndihemi ndonjëherë të sigurt si qytetarë të këtij vendi që jemi? Flm, ju shkruajta nga ky Facebook i rremë sepse sinqerisht nuk do ta merrja kurrë guximin të thoja se kush jam, me këtë situatë që është këtu, respekt maksimal për ju doktor, zëri jonë nuk dëgjohet, shpresoj të dëgjohet zëri juaj”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button