Kuriozitete

Pas 24 vjetësh zbulon se nuk kishte “trurin e vogël”

truri-320x239Një vajzë në Kinë zbuloi vetëm pas 24 vjetësh se nuk kishte një pjesë të rëndësishme të sistemit nervor, trurin e vogël. E reja që gjithsesi bënte një jetë thuajse normale, është drejtuar në spital pas shqetësimeve të shpeshta me marrje mendsh dhe të vjella. Skaneri i kokës i la me gojë hapur mjekët; brenda kafkës mungonte truri i vogël. Sipas mjekëve, kjo është prova më e mirë që tregon aftësinë  e jashtëzakonshme të trurit tonë për t’u përshtatur. Pavarësisht mbiemrit qe shoqëron emertimin e tij, ‘truri i vogël’, i cili është i vendosur poshtë dy hemisferave të trurit, megjithëse përfaqëson vetëm 10 për qind të tij përmban 50 për qind të neuroneve dhe luan rol të rëndësishëm në koordinimin e lëvizjes së muskujve (vendos për lëvizjet e vullnetshme ose jo) si dhe ka një rol fondamental në përvetësimin e gjuhës në fazat e para të jetës. Zbulimi i jashtëzakonshëm la me gojë hapur edhe nënën e 24 vjeçares, e cila vetëm tani arrin të kuptoje se pse e bija nisi të ecte vetëm kur ishte 7 vjeçe dhe artikuloi fjalët e para në moshën 6-vjeçare.

Sipas revistës ‘New Scientist’, rasti i 24 vjeçares është vetëm i nënti i zbuluar deri më tani; pjesa më e madhe e personave të tjerë me të njëjtin  ‘defekt’ kanë pësuar vdekje të parakohshme dhe mungesa e trurit të vogël është pikasur vetëm pas autopsisë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button