Politika

ADISA hapet në Gjirokastër, Rama: Transformohet shërbimi për qytetarët

Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), pas zyrave në Tiranë, Krujë, Fier dhe Kavajë, zgjeron rrjetin e saj me zyrën e hapur rishtazi në Gjirokastër. Nevoja për shërbime publike të shpejta dhe transparente është gjithnjë e më shumë në rritje dhe ADISA është shembulli i duhur i plotësimit të këtyre standardeve europiane. Të gjithë zyrat e ADISA janë të lidhur me institucionet shtetërore që ofrojnë shërbime për qytetarin.  “Shtrirja e gjithë këtyre stacioneve në gjithë Shqipërinë, – u shpreh Kryeministri Rama, – do transformojë komplet shërbimin për qytetarët, që nuk do jetë nevoja të ikin në qindra dyer e zyra, por vijnë këtu direkt dhe ose e marrin në shtëpi përgjigjen, ose e marrin në zyrën përkatëse, sipas rastit, gjithmonë pa kaluar nga kanalet e ryshfeteve. Ajo që do ta rrisë dhe më shumë është kur të fuqizohet shërbimi online. Njerëzve t’u thuhet që këtë shërbim mund ta marrësh nga shtëpia, nga telefoni, nga kompjuteri e nuk ka nevojë të vish në zyrë. Në të gjitha bashkitë, për katër vite, ne do ta plotësojmë këtë sistem dhe me këtë sistem mbyllet cikli shumë vjeçar i torturave nëpër zyra.”

Pas vizitës në Kishën e Shën Mërisë, Kryeministri Edi Rama u ndal në fshatin Labovë, ku u takua me banorë të zonës. Projektet në infrastrukturë,  bujqësia dhe zhvillimi i turizmit në këtë zonë të bekuar me bukuri natyrore, ishin disa nga temat e bisedës.

Kryeministri Rama premtoi se edhe më shumë do të investohet në të ardhmen për këtë zonë. Por për këtë ai kërkoi që banorët ti japin serish votëbesimin Partisë Socialiste. “Unë jam i bindur që ne do vazhdojmë të bëjmë më shumë, sepse ka akoma shumë për të bërë këtu, se nuk mbaron me kaq. Gratë duhet të na ndihmojnë shumë këtë radhë. Sepse ne kemi nevojë për më shumë mbështetje që të bëjmë më shumë punë. Nuk mund të bëhen më shumë punë duke qenë shteti i ndarë në republika partish. Duhet këtë herë të na e lini timonin pa njerëz në prehër. Sepse nuk ecim dot shpejt dhe drejt nëse kemi të tjerë që na tundin timonin. Dhe gratë duhet të votojnë vetëm për PS, le të jenë të majta, le të jenë të djathta, sepse PD nuk ka vënë asnjë grua në listë për të përfaqësuar gratë dhe vajat e gjithë kësaj zone që mundet kenë mendime të tjera nga tonat. Por këtu nuk është puna çfarë mendimesh keni por është puna se kush e bën punën. Se nuk duhet ndonjë filozofi e madhe por duhet punë. Për të bërë këto punë që u bënë këtu e për të bërë dhe shumë më tepër se kaq.

Nuk e duam pushtetin për vete, se po ta donim për vete i kishim lënë në çadër ata akoma e do ishin me rroba banje tani e do ti çonim autobotin me ujë për tu freskuar, por e bëmë për Shqipërinë, e bëmë që njerëzit të ndihen të qetë, të mos kenë ankth e që të mos mbetet një pjesë e njerëzve pa u përfshirë në proces. Ama tani na duhet që të na jepni mbështetje, sepse na duhet të bëjmë më shumë për punësimi, për ekonominë, për bujqësinë e që të bëjmë më shumë për të gjitha këto duhet të kemi një shtet më të fortë,” – u shpreh Kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button