Bota

RTSH sjell live Ariana Grande me “One Love Manchester”

Radiotelevizioni shqiptar sjell neser  direkt koncertin e One Love Manchester te dielen ne RTSH 2 dhe Radio Tirana 2, koncert i Ariana Grande me Justin Bieber, Katy Perry, Coldplay, Miley Cyrus, Take That, Usher, Pharrell Williams, One Direction dhe Niall Horan

Arena  Old Trafford e Manchesterit do te mbushet perseri plot dhe do te gjemoje nga muzika ne   pasditen neserme te se dieles se 4 Qershorit,.

Ariana Grande përjetoi fatkeqësinë më të madhe në koncertin e saj në Manchester, ku pas një sulmi terrorist mbetën të vrarë mbi 22 persona, e shumë të tjerë të plagosur, do te performoje perseri bashke me kengetare te tjere te shquar.

Një Koncert bamirësie – kundërpergjigje ndaj sulmit terrorist që ndërpreu turin e artistes.

Justin Bieber, Katy Perry, Coldplay, Miley Cyrus, Take That, Usher, Pharrell Williams, One Direction dhe Niall Horan ngjiten në skenën  angleze  vetëm dy javë pasi shpërthimi kamikaz tronditi  koncertin e artistes në Manchester Arena.

38 shtete do transmetojne live eventin, pavaresisht diferencave te oreve lokale. Mes tyre: Kina, Amerika, Brazili, Zelanda e Re, Kanadaja Australia e Shqiperia. Ne Angli do te jepet live ne bbc1 radio, radio 2, bbc radio 5 live, bbc radio Manchester, bbc one live streaming, etj.

Show radiofonik do te moderohet nga Scott Mills, Jo Whiley, Phil Williams, Becky Want.

Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë në fondin  “We Love Manchester”, i cili është ngritur nga Këshilli i Qytetit të Mançesterit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Britanik.  Organizatorët presin që të paktën 2 milionë funte të ngrihen nga koncerti i së Dielës ‘One Love Manchester’ të do të shkojnë për familjet e viktimave.

Grande gjithashtu ka ofruar bileta falas për fansat që ishin në shfaqjen e saj të Manchester Arena më 22 maj.

Vendi ka një kapacitet prej 50,000 persona dhe koncerti do të transmetohet në radio BBC One dhe BBC.

Për publikun shqiptar ky koncert vjen ne trasmetimin direkt te Radiotelevizionit shqiptar. (drejtperdrejt në RTSH 2 dhe  Radio Tirana 2, të Dielën në orën 20:00) . Ne te njejten kohe ne RTSH 1 dhe Radio Tirana 1, do te transmetohet direkt ndeshja miqesore e futbollit midis ekipeve kombetare te Shqiperise dhe Luksemburgut

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button