Rajoni

Mali i Zi, zyrtarisht anëtari i 29 i NATO-s

Mali i Zi, u bë të hënën, më 5 qershor 2017,  zyrtarisht anëtari i 29 i NATO-s, me një ceremoni në Uashington.

Në Departamentin amerikan të Shtetit u zhvillua, ceremonia për pranimin zyrtar të Malit të Zi si anëtar i 29 i NATO-s.

Në ceremoni morën pjesë Nënsekretari amerikan i Shtetit Thomas Shannon dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç depozitoi instrumentin e pranimit të vendit në NATO.

Më 7 qershor, flamuri i Malit të Zi, ai anëtari më i ri i Aleancës, do të valëvitet për herë të parë në Shtabin e Aleancës Ushtarake në Bruksel.

Ngjarja e sotme ishte rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare për ta përfshirë Malin e Zi në komunitetin euroatlantik të vendeve, thuhej në një komunikatë nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit’.

Presidenti Donald Trump, është shprehur se pranimi i Malit të Zi riafirmon se dera e NATO-s mbetet e hapur për ato vende që janë të gatshme dhe të afta të bëjnë reformat e nevojshme për të përmbushur standardet e larta të NATO-s dhe për të pranuar rreziqet, përgjegjësitë si dhe përfitimet e anëtarësimit.

Pranimi i Malit të Zi në NATO është i pari pas anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në vitin 2009.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button