Bota

Kamikazët e ISIS-it sulmojnë Iranin, të paktën 10 të vdekur

Shteti Islamik ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmet në parlamentin iranian, në tempullin e Teheranit dhe në metronë e kryeqytetit. Kjo është hera e parë që ISIS ka kryer një sulm terrorist në tokën e Iranit.

ISIS ka njoftuar për përgjegjësinë e sulmeve nëpërmjet agjencisë së saj të lajmeve “Amaq”. Mirëpo, analistët i kanë deklaruar së këto sulme do të sjellin implikime të mëdha për rajonin.

Si pasojë e tre sulmeve të njëpasnjëshme raportohet se deri më tani janë 10 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur.

Në të tre sulmet, në atë të parlamentit, të tempullit dhe metrosë kanë qenë kamikazë që kanë hedhur veten në erë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button